Lazio mori humbjen e dytë radhazi në Serie A dhe tashmë rrezikon vendin e tretë. Në Olimpico ndaj Genoas ishte një ndeshje e vështirë. Pas një pjese të parë pa gola, me fillimin ë të dytës, skuadra mike shënon golin e parë me Pandev. Goditja e maqedonasit ishte e papritur për Thomas Strakoshën.

5 minuta zgjati avantazhi, pasi Parolos shënoi golin e barazimit për Lazion. Në minutat shtesë, Genoa arriti fitoren që e ngjit në vendin e 13 të renditjes. Në javën e ardhshme Lazio do të përballet me Napolin e vendit të parë.

Tv Klan