milanLazio është rikthyer te vendi i tretë duke arritur një fitore me përmbysje. Ekipi kryeqytetas ka mundur 3 – 1 Milan që e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin Menez.

Pas pushimit vendasit janë treguar më kërkues duke realizuar 2 gola në pak minuta. Fillmisht Parolo e më pas Klose kanë shënuar golat që sollën përmbysjen.

Në fund ka qenë përsëri Parolo që ka shënuar golin e sigurisë. Milan është në krizë pasi në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 2 pikë duke zbritur në renditje.

Kjo është shfaqur edhe në nervozimin e Mexes, i cili është ndëshkuar me karton të kuq. Të dielën është radha e Juventus dhe Roma për të luajtur.

Tv Klan