kacaniku

“Kaçaniku, qyteti i luftëtarëve të ISIS”, nën këtë titull vjen një reportazh investigativ prej 10 minutash i emisionit “Le Iene” transmetuar mbrëmjen e së hënës në Italia Uno. Nisur nga videot e postuara në internet me ekzekutime dhe prerje kokash, gazetari Luixhi Pelaza ka udhëtuar në shtëpinë e terroristit Lavdrim Muhaxheri. I vëllai i tij thotë se nuk i beson videot e publikuara dhe se Muhaxheri nuk vret myslimanë.

Ajo që bën përshtypje është se edhe disa nga banorët e Kaçanikut e konsiderojnë Muhaxherin një njeri të guximshëm.

Një tjetër ushtar i ISIS nga Kaçaniku është Ridvan Haqifi, i njohur për kërcënimet e tij në rrjetet sociale.

Në shtëpinë e tij kamerat janë të padëshiruara. Motra e tij thotë se ai udhëhiqet nga Zoti.

Imami i Kaçanikut bën një deklaratë të fortë kur thotë se në qytet praktikohet një islam më radikal.

Reportazhi mbyllet në shtëpinë e një banori që ka dy djemtë e tij në Siri, njëri prej të cilëve ka humbur jetën. Ai nuk e aprovon këtë luftë ndërsa u bën apel të rinjve të mos i bashkohen kësaj lufte.

Tv Klan