Historia e një 13- vjeçareje nga një fshat i Librazhdit, të cilës familja i ka gjetur një burrë më të madh se vetja, ka qenë një nga investigimet e transmetuar në emisioni italian “Le Iene”.

Margarita është vetëm 13- vjeçe dhe për jetën e saj ka menduar familja duke i gjetur një burrë 12 vite më të madh. Ai është Alfredi dhe ka pranuar që Margarita të jetë gruaja e tij, sapo ajo të rritet dhe më pas të martohen zyrtarisht.

Kjo histori ka shokuar gazetarin e “Le Iene” dhe ka mbërritur në Shqipëri për të mësuar nga afër detaje të kësaj martesë absurde.

Ai ka udhëtuar për orë të tëra dhe më pas ka realizuar intervistën me familjarët e Margaritës në fshatin Polis Sheh, të Librazhdit.

Gjatë gjithë rrugës gazetari përshkruan fshatin, shkollën dhe banorët të cilët jetojnë në kushte të vështira, por ai këtë herë kishte një tjetër mision, të mësonte të vërtetën e martesës që në djep.

Ai ka pyetur familjen e minorenes, se pse kanë vendosur që të martojnë vajzën e tyre që në djep, gjë për të cilën dhe ajo ka rënë dakord. Kjo martesë është absurde është shprehur gazetari, pasi nuk lejohet me ligji. Por sipas babait martesat që në djep janë traditë e zonës dhe sapo vajza të mbushë moshën ajo do të martohet.

Pyetjes se kush ia ka zgjedhur atij (babit të Margaritës)  gruan, ai është përgjigjur që ka qenë babai i tij që e ka martuar dhe ka vendosur për jetën  e tij. Pra, situata përsëritet edhe pas shumë vitesh. 

Gazetari thotë se familja i ka prenotuar vajzën dikujt tjetër, por babi shprehet se vajza është dakord me këtë gjë. “Kishte qejf vajza, ka qejf të fejohet që e vogël” ,thotë babai i Margaritës.

Gazetari ka tentuar të komunikojë edhe me Margaritën, e cila tregon se është takuar para një viti në një lokal me Alfredin dhe i ka thënë që kur të mbarojë shkollën do martohen.

Më pas gazetari shkon në shkollën e Margartiës dhe takon mësuesin e saj. “

Nuk është marrë për mirë kjo martesë, njerëzit janë irrituar, është bërë problem dhe tek Drejtoria Arsimore. Ligji Shqiptar thotë së është e ndaluar kategorikisht martesa poshtë moshës 18 vjeçare

”./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/nN5vYAXfKgA