lepen

Kjo foto e Brahim Zaibatit, balerinit profesionist dhe ish – i dashuri i këngëtares së famshme Madonna, po bën xhiron e botës.

Gjatë udhëtimit me avion 29 – vjeçari ka shkrepur një “selfie” ngjitur me ish – liderin e Frontit Nacional, Jean-Marie Le Pen, i cili është duke fjetur.

Fotoja është shkrepur 1 ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë. Balerini ka dalë duke qeshur pranë politikanit 87 – vjeçar francez dhe e ka postuar foton në rrjetet sociale me ftesën për të mos votuar Frontin Nacional dhe të ruhet vllazëria e Francës.

Le Pen nuk e ka pritur mirë dhe ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore duke e ndjekur penalisht Zaibatin, madje kërkon nga ky i fundit 50 mijë euro dëmshpërblim, si edhe ndjesë publike.

Tv Klan