Grupi legjendar Led Zeppelin, është liruar nga akuzat për plagjaturë, përsa i përket hitit të tyre, “Stairway to Heaven”.

Akuzat për hitin e botuar në vitin 1971, ishte se kënga ishte e ngjashme me një pjesë instrumentale të quajtur “Taurus”, të botuar në vitin 1967 nga grupi “Spirit”.

Fansat e muzikës rrok kishin vite që e përflisnin këtë gjë, por vetë dy vite më parë nisi procesi ndaj grupit për plagjaturë.

Kjo e fundit nuk rezultoi e tillë, pasi gjykata ka vendosur se hyrja nuk është e ngjashme, pavarësisht se anëtarët e grupi Led Zeppelin kanë patur akses në këngë, gjatë kohës kur grupit “Spirit” bënte hapjet e koncerteve të tyre në vitet 1968-69./tvklan.al