I cilësuar si një nga trombonistët më të mirë të shekullit të fundit  dhe deri sot i vetmi që arrin të mbajë një koncert solistik nga fillimi deri në fund, suedezi Christian Lindberg prej disa ditësh po udhëheq orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Përgatitjet për koncertin ku do të luajë njëherash si solist dhe dirigjent të vetmen pjesë që Moxarti shkruajti për trombon dhe simfoninë e 6 të Tchaikovsky kanë nisur kështu

Provat nisin me joga, me ushtrime të dedikuara për frymëmarrjen dhe përgatitjen e fizikut për të përballuar një koncert.

Instrumentisteve të tunxhit Christian Lindberg u jep një shumë mirë, një vleresim që nuk e gëzon për ata që bëjnë politikat financiare ndaj artistëve.

Sa për studiot ku zhvillohen provat, drejtuesit e institucionit janë kujdesur që ta informojnë për rikonstruksionin ende në pritje.

Të premten për Christian Lindberg koncerti simfonik në Teatrin e Operas dhe Baletit të Tiranës do bëhet pjesë e kurikulimit të tij me mbi 90 shfaqje në skenat më të njohura të botës.

Tv Klan