Legjenda e Holliwoodit Kirk Douglas ka festuar 101vjetorin. Datëlindja e ka gjetur aktorin të lumtur pranë familjarëve të tij.

Anne, bashkëshortja e tij prej 63 vitesh, tregon se ai është vërtet shpirti binjak dhe martesa e tyre është e mrekullueshme edhe pas kaq shumë vitesh.

Ajo shprehet se komunikimi ka qenë çelësi i përballimit të vështirësive në jetë.

Aktori që ka luajtur rolin kryesor në filmin “Spartanët” dhe bashkëshortja 98-vjeçare duken të buzëqeshur, teksa qëndronin të dy në karrige me rrota, dhe në derën e shtëpisë qëndronte numri 101. Ndërsa torta kishte vetëm me 1 qiri për të treguar një shekull dhe 1 vit.

Në festë ishin të pranishëm edhe djali i aktorit Michael Douglas së bashku  me bashkëshorten e tij Catherine Zeta Jones.

Klan Plus