Leister dhe Juventusi janë ekipet e kualifikuar në çerekfinalet e Champions League nga ndeshjet e zhvilluara të martën. Skuadra angleze befasoi duke përmbysur humbjen 2 – 1 të takimit të parë me fitoren 2 – 0 me Sevijan me golat e Morgan dhe Albrighton, por edhe me kontributin e paçmueshëm të portierit Kasper Schmeichel, I cili shpëtoi disa herë portën madje priti edhe penalltinë e N’Zonzi. Trainer Craig Shakespeare, pas ndeshjes e vlerësoi si portierin më të mirë në europë.

Edhe në përballjen e parë me Sevilla portieri danez priti një 11-metërsh. Schmeichel shfaqi formën e tij që në minutën e 3 kur I mohoi golin Samir Nasri. Me të në portë futbollistët e Leicester fituan siguri dhe gjetën golin e parë me kapitenin Morgan. Në pjesën dytë edhe fati ishte me Leicester kur goditja nga larg e Escudero u ndal nga traversa. Vetëm një minutë më pas Mike Albrighton pati mundësinë për të shënuar dhe nuk fali duke e çuar topin në cepin e poshtëm të portës së Sevilla, duke mos I lënë asnjë mundësi portierit Sergio Rico.

Por minuta e 80, e bëri portierin Schmeichel hero me pritjen e 11-metërshit.

Leicester kishte të paktën edhe dy raste të tjera të qarta për gol por Vardy I shpërdoroi. Sulmuesi e qortoi veten në këtë mënyrë

Juventusi mundi me rezultatin 1 – 0 Porton, pas triumfit 2 – 0 në takimin e parë. Dibala shënoi të vetmin gol me 11-metërsh. Sot do të luhen ndeshjet Monako – Mançester Siti dhe Atletiko Madrid – Bajer Leverkusen për të përcaktuar çerekfinalistët e fundit. 

Tv Klan