Leicester City shfaqi edhe një herë karakterin e kampionit duke mundur 4-2 Manchester City. Surpriza e një sezoni më parë në këtë ndeshje nuk i ngjante aspak ekipit që po luftron për të mbijetuar, ndër më të mirat e kampionatit anglez.

Vardy shënoi 3 gola ndërsa një tjetër i realizua nga King. Dy golat e City morën pak duartrokitje nga tifozët në stadium.

Në Bundesliga, Bayern mori kryesimin e kampionatit pas fitores 5 -0 me Wolfsburg. Serinë e golave e hapi Roben.

Edhe pse është gjithnjë e njëjta lëvizje, topi i holandezit ishte i pakapshëm. Dy gola u shënuan nga Levandowski, një nga Muller dhe një nga Douglas Costa.

Tv Klan