Përfundimi i derbit Chelsea – Tottenham bëri që të shpërthente festa për tifozët e Leicester. Të shumtë ishin mbledhur ta ndiqnin në lokalet e qytetit. Goli i Hazard bëri që me mijëra të shkonin drejt stadiumit për titullin e parë në historinë e klubit të themeluar 1884.

Futbollistët e ndoqën ndeshjen mes Chelsea dhe Tottenham, që përfundoi në barazim 2 – 2 në shtëpinë e goleadorit Jamie Vardy.

Gëzimi i tyre në fëshëllimën e fundit të gjyqtarit të sfidës ishte i jashtëzakonshëm.

Ky triumf pritet t’i sjellë më shumë se 220 milionë dollarë fitime për ekipin e qytetit me rreth 330 mijë banorë. Tifozët e Leicester do të ndjekin skuadrën e zemrës në fazën e grupeve të Champions League.Tv

Tv Klan