blastocist-njerezor

Shkencëtarët britanikë do të lejohen të kryejnë modifikime të embrionit njerëzor.

Në Londër, ekipi i Institutit Francis Crick do të kryejë kërkimin me qëllimin për të kuptuar më shumë rreth momenteve të para të jetës njerëzore.

Eksperimenti do të kryehet në 7 ditët e para të fekondimit dhe nëpërmjet modifikimit të embrionit, ekipi i shkencëtarëve britanikë pretendon të mbledhë më shumë informacion rreth shkakut se përse ndodhin abortet dhe të gjejë një zgjidhje rreth sterilitetit, një fushë ku shkenca nuk ka ende shumë dijeni.

Sidoqoftë, shkencëtarët nuk do të mund të mbjellin një embrion të modifikuar tek një grua, por vetëm tek embrione të dhuruara për kërkime shkencore, pasi modifikimi i ADN -së, që është edhe projekti i jetës, është i ndaluar.

Një eksperiment i tillë nga ana tjetër ka shumë zëra kundër, që e cilësojnë modifikimin e embrionit si një hap drejt porositjes së fëmijës sipas dëshirës.

Kjo është hera e parë që një vend lejon zyrtarisht ndryshimin e ADN -së në embrion vetëm për qëllime shkencore.

Tv Klan