Dy efektivë policie janë ndaluar sot në Elbasan si të dyshuar për shpërdorim detyre dhe favorizim të kultivimit të kanabisit.

Ministria e Brendshme njoftoi se në kuadër të procedimit penal nisur ne 2016, janë ndaluar Luan Qosja, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Librazhd, dhe Inspektor Gurali Torra, ish-SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, aktualisht me detyrë oficer i Patrullës së përgjithshme në Librazhd.

Mbi bazën e hetimeve të kryera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj tyre masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. /tvklan.al