Monedha e përbashkët europiane është duke vendosur një ekuilibër të ri në tregun shqiptar,  i cili llogaritet të jetë më i ulëti në 9 vitet e fundit.

Në kursin e këmbimit valutor një euro këmbehet me 133.5 lekë. Ekspertët e ekonomisë e lidhin zhvlerësimin me faktorë të brendshëm. Për ta, arsyeja e parë është mbingopja e tregut me euro, dhe rritja e shpenzimeve në muajt e fundit nga qytetarët dhe bizneset.

Për ekonomistët, lëvizjet e kursit të këmbimit valutor në Shqipëri gjatë 2017-ës kanë përmbysur trendin e lëvizjes së monedhave në tregjet ndërkombëtare. Gjatë ditëve të fundit, edhe përse euro është forcuar mbi dollarin, në tregun vendas, ajo po dobësohet.

Leku është forcuar periudhën e fundit edhe përballë dollarit, duke e kuotuar monedhën amerikane me 119 lekë. Vetëm në një muaj, dollari është zhvlerësuar me 10%.

/Tv Klan