Toka është dridhur me tre lëkundje të forta në Italinë qendrore, duke shkaktuar panik tek banorët e L’Aquila Rieti, por edhe Romës, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga tërmeti i vitit të kaluar. Lëkundja më e fortë e rregjistruar ishte me magnitudë 5.3 e shkallës Rihter. Tërmeti është rregjistruar, edhe nga studiot e transmetimeve televizive, të cilat po mbaheshin drejtpërdrejt në ekran.

Që nga Lazio në Abruzo e deri në Marche, lëkundjet e shtresave të tokës janë ndjerë në të gjithë Italinë qendrore, ku si rrjedhojë shkollat janë evakuuar. Deri tani disa persona rezultojnë të humbur nën rrënojat e objekteve të vjetër që janë shembur. Kërkimet e të humburve janë vështirësuar nga kushtet ekstreme të motit.

itali1

Mediat italiane kanë raportuar mëngjesin e së mërkurës për një viktimë, si pasojë e motit të keq. Rajoni i Abruzzos po përballet me përmbytje pas dëborës së javës së kaluar.

Në Pescara rritja e nivellit të lumit po vështirëson jetën e banorëve, ndërkohë komuna ka vendosur gjendje alarmi përsa i përket përdorimit të rrugëve nga drejtuesit e mjeteve. Pjesa tjetër e rajoni është e prekur nga dëbora si pasojë e të cilës, më shumë se 87 mijë familjare kanë mbetur pa energji elektrike.

Tv Klan