Një tjetër tërmet ka goditur Maqedoninë mbrëmjen e sotme.

Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 2.7 dhe u ndje në zonën e Prespës rreth orës 21:48.

Tërmeti ka rënë në një thellësi prej rreth 2 kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale. Gjatë më shumë se një muaji, Maqedonia është goditur disa herë nga tërmetet, fatmirësisht pa asnjë të lënduar.

/tvklan.al