Një tërmet me fuqi 6.9 ballë të shkallës Rihterit ka goditur rajonin autonom të Tibetit.

Qendra sizmologjike kineze konfirmoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën Nyingchi.

Pas tërmetit me fuqi prej 6.9 ballë janë regjistruar edhe dy dridhje të tokës me katër dhe pesë ballë.

Ende nuk ka informacione për viktima në njerëz, ose të lënduar nga tërmeti i cili u regjistrua në thellësi prej dhjetë kilometrave./AA