Një tërmet me magnitudë 4 ka lëkundur këtë të hënë jugun e Shqipërisë.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në orën 18:47 minuta.

Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 140 kilometra në jug të Tiranës dhe 14 kilometra në perëndim të Gjirokastrës. 

Deri më tani nuk raportohet për dëme, apo të lënduar në njerëz./tvklan.al