Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në Tiranë rreth orës 16:15.

Tri lëkundje të njëpasnjëshme me forcë 3.7 ballë të shkallës Rihter u ndjenë në kryeqytetin e vendit dhe qytetet përreth.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Ergjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit ishte në Zall Bastar, 17 kilometër në verilindje të Tiranës, me thellësi rreth 10 kilometër.

Nuk janë raportuar dëme materiale./tvklan.al