Një tërmet me magnitudë 2.8 ka rënë gjatë natës në vend.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëvizjet sizmike janë ndjerë në orën 00:24 të së dielës. Epiqendra e tërmetit me thellësi 9 kilometra ka qenë në Rrilë, 7 kilometra nga Lezha.

Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë të lehta ndaj nuk raportohet për dëme.

Përgjatë gjithë këtyre ditëve në vend ka patur lëkundje të lehta sizmike. Më datë 1, 3 dhe 4 ka pasur tërmete me magnitudë, 2.6, 2.5, 1.6, në Fushë – Krujë, Klos e Berat.

Edhe ditët e fundit të Korrikut, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave në disa qytete të Shqipërisë ka pasur lëkundje sizmike, po me magnitudë të ulët./tvklan.al