Përgatitja: 12 orë

Përbërësit për 4 persona:

Për lëkurat e portokallit duhen – 130 gr lëkurë portokalli e sheqerosur

Për glazurën duhen 70 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Vendosni lëkurat e sheqerosura të portokallit mbi një zgarë në temperaturën e ambientit dhe lërini të thahen për gjatë gjithë natës. Të nesërmen pritini lëkurat e thara në shkopinj rreth 5 – 6 mm. Shkrini çokollatën fondente në një enë në banjëmari ose në mikrovalë në temperaturë 40 – 50o C (përdorni një temperaturë kuzhine). Merrni 1/3 ose gjysmën e çokollatës dhe hidheni mbi një copë mermeri dhe lëreni të ftohet duke e trazuar me një shpatull derisa të arrijë temperaturën 26 – 27o C, pastaj shtoni pjesën e mbetur të saj. Kur temperatura të shkojë 31 – 32o C çokollata është gati për t’u përdorur. Kullojini nga çokollata e tepërt dhe vendosini mbi një letër furre. Lërini të mpiksen në ambient të freskët.

/tvklan.al