Anatomy-photoKa rreth 2 vjet që është hedhur në treg dhe për një kohë të shkurtër po kthehet në një prej pajisje vemë të përdorshme për të njohur trupin e njeriut.

Universiteti i Edinburgut në Skoci është një nga institucionet e para në Britani dhe jo vetëm, që këtë risi teknologjike që quhet “Tavolina Anatomike” e ka përfshirë në procesin e mësimdhënies.

Çdo student i mjekësisë ka mundësinë që në përmasë reale dhe në formatin 3-dimensional të njohë plotësisht trupin e njeriut, pa qenë nevoja për të shkuar në një morg.

Pajisja ka të memorizuar informacionin tërësor që është arritur të grumbullohet nga skanimet e të gjitha pjesëve të trupit të njeriut, të një mashkulli edhe të një femre, ç’ka të mundëson edhe krahasimet mes gjinive.

Falë kësaj pajisje studentët i shikojnë nëpër masa të zmadhuara detajet, por në ndryshim nga një autopsi e vërtetë ku organet mund vetëm të hiqen, teknologjia të lejon të rindërtosh me një seri klikimesh.

Teknologjia, gjithsesi,nuk mund të zëvendësojë praktikën e nevojshme për kryerjen e një autopsie të vërtetë, por ka një rol të madh në shmangien tërësore të procedures burokratike për ta kryer atë.

Pajisja është testuar edhe nga kirurgë, të cilët janë surprizuar nga vlefshmëria e përdorimit të saj, falë edhe mundësisë për shtimin e të dhënave.

Tv Klan