qeveria-rama Pak ditë pas lënies së mandatit të deputetit nga 7 ministra të qeverisë Rama, edhe 5 anëtarë të tjerë të kabinetit kanë dorëzuar sot mandatin e fituar më 23 qershor. Ministrat që kanë dorëzuar mandatin janë; ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ai i shëndetësisë Ilir Beqja, ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ajo e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të mblidhet sot për të nisur proçedurat e zëvendësimit të tyre.