Nëse dikur lëngjet e frutave ishin “ alternativë e shëndetshme”, tani janë të vendosur në shenjestër nga specialistët e shëndetit për shkak të sheqerit “jo-natyral”.

Ekspertët kanë rekomanduar tashmë se të rriturit duhet të kufizojnë sasinë e sheqerit në dietën e tyre me vetëm 4 lugë sheqer dhe se duhet treguar kujdes në blerjen e lëngjeve të frutave në  supermarkete.

Ekspertët thonë se shumë nga sheqernat e gjendura në lëngjet e frutave duhen të përfshihen në udhëzimet e reja të hartuara, si pjesë e luftës kundër sheqerit.

Kjo do të thotë që konsumatorët duhet të konsumojnë pijë sa më të freksëta si dhe duhet të vëzhgojnë gjithmonë sasinë e sheqerit, në etiketat e produkteve të ëmbla.

pije 1

Ndërkohë, doktorët kanë paralajmëruar prej kohësh mbi rrezikun e sheqerit të lartë në pijet e gazuara duket se tashme në lëngjet e frutave po hynë në zonën e rrezikut.

Sipas studiuesve sheqeri natyral është i domosdoshëm, sepse trupi ka nevojë dhe se ky lloj sheqeri quhet sheqer natyral i “lirë”. Ekspertët e shëndetit publik kanë rekomanduar se pija duhet të konsumohet duke u bazuar në udhëzimet e rishikuara, duke eliminuar sheqerin e tepërt.

Ekspertët nga “Universiteti i Liverpulit” dhe “Queen Mary, Universitetin e Londrës”, shqyrtuan përmbajtjen e sheqerit në të gjitha lëngjeve të frutave dhe pijeve të gazuara që tregtohen për fëmijët dhe për të rriturit.

Pas kërkimit në dy supermarkete, ata zbuluan prezencën e 64 % sheqer jo-natyral, që sjell probleme tëk të rriturit dhe prishje të dhëmbëve tëk fëmijët.

“Fëmijë të moshës katër deri në gjashtë vjeç janë të rekomanduar që të ketë një maksimum prej 19 gramë të sheqerit në ditë”,

thonë ata./Tvklan.al