leng portokalli

Konsumimi i lëngun të portokallit çdo ditë, mund të ndihmojë në përmirësimin e fuksionimit të trurit.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri të publikuar nga britanikja “The Independent”, në të cilin u vëzhguan 37 të rritur, të cilët konsumuan 500 ml lëng portokalli çdo ditë, për 8 javë më rradhë.

Në përfundim, shkencëtarët vunë re se këta persona kishin 8 përdinq përmirësim të fuksioneve konjitive (njohëse), krahasuar me një grup që konsumoi lëngje të tjera.

Në fillim dhe në fund të 8 javëve, kujtesa e tyre, koha që i duhej për të reaguar dhe rrjedhshmëria verbale, u matën me anë të 8 testeve. Në përfundim u vu re një përmirësim i dukshëm sa i përket kujtesës së tyre.

Teksa studiuesit nuk rekomandojnë konsumimin e 500 ml lëng përtokalli në ditë për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, ata thonë se rezultatet tregojnë se përmbajtja e lëngut të portokallit mund të luajë një rrol të rëndësishëm në ushqimin e trurit, si pjesë e një diete të balancuar. /tvklan.al