Ermir Lenjani nuk po kalon një periudhë të mirë. Futbollisti i Kombëtares është aktivizuar vetëm në 2 takime si zëvendësues në kampionat dhe një në kupë si titullar me Rennes.

Një situatë e tillë nuk e favorizon Lenjanin, i cili është në kërkim të një ekipi të ri. Sipas mediave franceze 27-vjeçari është në bisedime me Dinamo Zagreb, një mundësi për të rinisur edhe pse klubi i njohur kroat është i zakonshëm në grupet e Champions League.

kampionati francez, përveç sezonit që luajti me Nantes, ishte një zhgënjim për Ermir Lenjanin, i cili gjatë verës mori edhe një ofertë nga Guingamp, por nuk e pranoi.

Pak kohë më parë mediat franceze përmendin faktin se drejtuesit e Nantes e pëlqenin lojtarin, por gjithçka ishte në dorë të stafit teknik.

Tv Klan