Woman with contact lensNjerëzit që përdorin lentet tek sytë rrezikohen nga dëmtimi dhe shkatërrimi i këtyre të fundit.

Ky është rezultati i një studimi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA në të cilin rezultoi se gati 1 milionë vizita nga mjeku në vit lidheshin me infeksionin e shkaktuar nga lentet.

Studimi ka vërtetuar se ky infeksion zakonisht nuk vjen nga elementët përbërës të lenteve, por nga pakujdesia e njërëzve që i përdorin ato.

Rezultatet tregojnë se njerëzit që i përdorin lentet, nuk kujdesen për higjenën përpara përdorimit. Përqindja më e madhe e tyre nuk i lan duart përpara se t’i vendosë ato. Kështu në përdorim të përditshëm syri merr infeksione dhe baktere të shumta.

Lentet e shikimit të cilat hiqen dhe vihen janë pajisje mjekësore të mbushura me lëng të sterilizuar, por me kalimin e kohës ato mund të dëmtohen e bashkë me to dëmtohen edhe sytë tuaj.

Në një shkrim në përditshmen “The Guardian” thuhet se okulistët sugjerojnë që minimalisht njerëzit duhet t’i vënë ato me duar të lara përpara se t’i vënë dhe heqin, të mos i mbajnë edhe gjatë natës, të mos bien në kontakt me ujin dhe të bëjnë vizita të shpeshta të syrit./K.P