Leondardo DiCaprio dhe dashura e tij, modelja daneze Nina Agdal, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, duke preferuar që verën ta kalojnë vetëm.

Mbeten ende të panjohura arsyet e ndarjes së çiftit që kishte rreth 1 vit bashkë, por sipas mediave rozë,  arsyeja e vërtetë mund të jetë një bukuroshe brune, e parë së fundi nën shoqërinë e 42-vjeçarit fitues i çmimit Oscar.

Bjondja bukuroshe duket se nuk e ka pritur mirë shoqërinë e re. Një çift larg fokusit të paparacëve, Nina dhe Leo, dukeshin se kishin një raport të shëndetshëm. Gjithësesi të dy mësohet se kanë vendosur të qëndrojnë miq.

25-vjeçarja Agdal, modele e Sports Illustrated, kthehet tashmë në një nga vajzat më të lakmuara nga meshkujt.

Tv Klan