Është ngjitur tashmë 3 herë në skenën e Golden Globe dhe sërish do ta shohim Leonardo Di Caprion aty, por këtë herë në rolin e prezantuesit.

Sipas Daily Mail aktori 42-vjeçar u emërua host ditën e mërkurë dhe në skenë bashkë me të do të jetë gjithashtu aktorja Kristen Wiig.

Ky është viti i 74-të që po ndahet ky çmim prestigjioz, i cili është prezantuar për herë të parë në vitin 1943 nga Organizata e Shtypit të Huaj në Hollywood. 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe Awards” përfshin filmat e gjithashtu televizionin e do të mbahet më datën 8 Janar në Beverly Hilton Hotel në Beverly Hills./tvklan.al