GRANITI

Futbollisti i kombëtares zviceriane, Granit Xhaka ka shpallur fejesën. Këtë lidhje dashurie, kosovari Xhaka e ka pranuar menjëherë në publik që në fillesat e para të saj.

Lojëtari i Borussia Monchengldbachut i ka dhënë fund beqarisë, me vajzën e cila ditë më parë e ka ndjekur në stadium. E fejuara e tij është me origjinë shqiptare dhe quhet Leonita.

xhaka3_4692

Në fejesën e mesfushorit kosovar kanë qenë të ftuar miq të shumtë, ku padyshim ka rënë në sy dhe prezenca e vëllait të tij Taulantit, i cili nuk ka hezituar të ndajë këtë ditë të veçantë me familjen.

tvklan.al