Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi është vlerësuar nga presidentja Atifete Jahjaga për kontributin humanitar të dhënë në drejtim të grave të dhunuara në fushatën “Mendoj për ty”. Një fushatë që i mbështeste këto gra dhe i nxiste të rrefënin historitë e tyre, në mënyrë që ato mos të vetëizoloheshin.

keonora 4

Vajza e dëshmorit të UÇK mori çertifikatë mirënjohjeje për të kontributin që ka dhënë për të afirmuar përsëri në shoqëri, gratë që janë dhunuar aspo shrytëzuar seksualisht gjatë luftës së Kosovës.

“Mirënjohje i jepet Leonora Jakupit për kontributin e dhënë në afirmimin e statusit të viktimave në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë,”-shkruhet në këtë çertifikatë.”

leonora q

Artistja deri më sot, ka qenë pjesë e shumë koncerteve humanitare ndërkohë që është shprehur se sakrifica  e popullit të saj, është pikë referimi për punën që ajo bën.

“Sakrifica e populit tim ka qenë dhe do te mbetet pikë referuese e punës dhe angazhimit tim . Faleminderit Presidente Jahjaga per vleresimin dhe mirenjohjen Presidenciale”- shkruajti Leonora në Instagramin e  saj./tvklan.al