bella

Bella Hadid është shndërruar në një lepurushe seksi në setin më të ri fotografik, për revistën “LOVE”.

Modelja 19 – vjeçare postoi një foto në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet e veshur me të brendshme rozë.

Motra e vogël e ylli të “Victoria’s Secret”, Gigi Hadid, pozon në mënyrë tepër provokuese, ndërsa në kokë mban një palë veshë lepurushi.

Pak kohë më parë, Bella rrëfeu se vuante nga lupusi, një sëmundje e pashërueshme autoimune, që dëmton organet dhe kockat e trupit. /tvklan.al