Pep Guardiola është trajneri më i mirë i momentit. Kjo është përzgjedhja e gazetës franceze “L’Equipe”. Spanjolli edhe pse nuk arriti të fitojë asnjë trofe këtë sezon mbetet më i preferuari nga specialistët e sportives së njohur. Pas tij renditen Antonio Conte dhe Diego Simeone.

I vetmi trajneri një skuadre përfaqësuese mes dhjetë më të mirëve është Joachim Low i Gjermanisë. Në grupin e më të mirëve janë Carlo Ancelotti, Jose Mounrinho, Massimiliano Allegri apo Zinedine Zidane. Në këtë përzgjedhje prej 50 trajnerësh janë edhe emra të rinj si Julian Nagelsmann, 29 – vjeçari i cili drejton Hoffenheim ndodhet në vendin e 29. “L’Equipe” nuk harron edhe veteran të cilët nuk kanë një ekip në këto momente si Claudio Ranieri i 18, Louis van Gaal i 37 apo Giovanni Trapattoni i 39. 

Tv Klan