Ngjyra e lëkurës ishte shkaku që mbretëresha amerikane e POP-it, Madonna u nda nga ish i dashuri i saj, Tupac Shakur.

Tupac Shakur ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij nën dritën e kamerave, por një letër e shkruar nga burgu, ka dalë në dritë vetëm kohët të fundit.

Në letrën e Tupac ka një shënim për Madonnën, ku ai pranon se i jep fund marrëdhënies intime me të si pasojë e ngjyrës së lekurës.

Letra e cila daton në vitin 1995, u publikua nga TMZ, tregon edhe fragmentin kur Tupac i kërkon falje Madonnës, duke i shkruar “Unë kurrë nuk kam dashur të të lëndoj”.

Deri tani asnjë koment nuk ka ardhur nga Madonna por muajin e kaluar ajo postoi një foto të çiftit në Instagran në ditën e lindjes së reperit amerikan.

Letra e Tupac do të dalë në ankand, i cili do të nisë me një çmim fillestar prej 100 mijë Dollarësh.

Tupac Shakur u qëllua për vdekje në vitin 1996, duke tronditur miliona fansa të tij në të gjithë botën. TV KLAN