2

Suedezja 26 – vjeçare, Madeleine është prej tetë vjetësh e fejuara e norvegjezit Anders Behring Breivik, që njihet si vrasësi i Utojës. Gazeta britanike “Daily Mail” ka publikuar një profil të shkurtër të vajzës, e cila shprehet e gatshme për ta pritur terroristin me shpresën se një ditë do të jenë bashkë.

E braktisur nga motra e saj dhe e kërcënuar me vdekje pas ngjarjes së korrikut 2011, ajo betohet se Breivik, vrasësi i 77 personave nuk është monstra për të cilin flasin të gjithë. Ata u prezantuan përmes internetit dhe nuk janë takuar asnjëherë, por njihen përmes letrave që shkëmbëjne prej vitesh. Janë mbi 250. “E dua Breivik – shkruan ajo – për atë që është, jo për veprën që ka kryer. Është personi i vetëm që kam dashur. Do ta pres gjithë jetën”.

Nga shtëpia e saj që ndodhet 150 km larg Stokholmit ajo i ka treguar gazetarit të “Daily Mail” letrat që 36 – vjeçari i ka derguar nga burgu. “Anders nuk është i dhunshmën – thotë ajo – është i sjellshëm, i duruar, inteligjent dhe më jep shumë kurajo. Dua që këtë ta mësojë e gjithë bota”.

Anders Behring Breivik, më 24 gusht të vitit 2012 u dënua me 21 vjet burg, në formën e “burgosjes parandaluese”, që parashikonte 10 vjet qëndrim në burg dhe zgjatjen e dënimit, për aq kohë sa ai konsiderohet rrezik për shoqërinë.

Tv Klan