Blerta Sulaj u detyrua të qëndronte 4 javë në spital për shkak të plagëve të rënda që mori pasi u godit nga Fatmir Stefasani më 20 Mars të këtij viti, në Fulham të Londrës.

Detaje të reja dolën në lidhje me këtë ngjarje, ku Sulaj identifikoi para gjykatës si autor të sulmit, Fatmir Stefasanaj.

Sipas

The Sun

, Stefasani, 49 vjeç, ishte i marrosur me Sulajn dhe e kishte kërcënuar nëse nuk martoheshin së bashku.

“Kjo është dita jote e fundit”

mendohet se i ka thënë 49 – vjeçari shqiptares, përpara se ta godiste. 

Sulaj u godit me levë dhe pësoi disa plagë serioze në kafkë, në shpinë dhe në duar duke e detyruar të qëndronte katër javë në spital.

Fatmir Stefasani ka mohuar që ta kishte goditur ai shqiptaren.

Ata ishin njohur në Shqipëri në vitin 2012, kur Sulaj punonte si infermiere, përpara se të zhvendoseshin në Britani vitin e kaluar.

/tvklan.al