izrael

Të paktën 15 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën pas sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj një vendstrehimi të ngritur nga Kombet e Bashkuara në Gaza.

Vendstrehimi ishte ngritur në një shkollë, për t’u shërbyer familjeve të shpërngulura si pasojë e konfliktit.

Bilanci total i të vrarëve në sulmin 16 ditor izraelit ka arritur në 750 për palestinezët dhe 33 për ushtarët izraelitë.

Kreu i HAMAS Kaled Meshaal tha se armëpushimi do të pranohej vetëm atëhere kur Izraeli të heqë bllokadën ndaj Gazas.

Sipas tij, bllokada izraelite e bën këtë vend, burgun më të madh të botës.

Tv Klan