Një 31-vjeçar që qarkullonte me armë në makinë është ndaluar mesditën e sotme nga Policia e Tiranës.

Pas një kontrolli të ushtruar në makinën tip Audi të 31-vjeçarit me iniciale A.K, uniformat blu i gjetën një pistoletë TT dhe dy krehëra të mbushura me fishekë.

Ai u ndalua në rrugën “Demokracia” në Bathore dhe u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

/tvklan.al