Në Lezhë pushues e banorë nuk flejnë natën. U bë një javë që sheshi është kthyer në një vend festiv. Vendasve u janë bashkuar emigrantë dhe turistë të huaj. Humor, përqafime dhe trokitje gotash.

Nisi si dita e shtegtarëve katër vjet më parë, por që po kultivohet si një event tradite. Dhe si asnjëherë tjetër këtë sezon festa po vazhdon gjatë.

Këngëtarë e figura publike u janë bashkuar netëve lezhjane.

Tv Klan