Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 73 – vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit në rrugën nacionale. Mësohet se viktima është 73 – vjeçari Nuredin Mema, banues në Lezhë.

Viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është goditur nga një automjet me targë AA 848 JA, në pronësi të Gjon Meli, 28-vjeç, banues në Stajk – Shkodër.

Ky shtetas pasi ka dërguar të dëmtuarin në spital është larguar menjëherë.

Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe marrjes së masave në kohën e duhur , ky shtetas është kapur në rrugën dytësore në zonën e Bushatit , duke tentuar të largohej për në banesën e tij.

Policia më pas ka bërë shoqërimin e tij në komisariat dhe po heton më tej rreth shkaqeve të aksidentit./tvklan.al