Një peshkatar është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme në afërsi të portit të Shëngjinit. Viktima është identifikuar si Mark Ujka, 65 – vjeç banues në Shëngjin.

Trupi i peshkatarit u gjet në afërsi të skalierave.

Policia dyshon se ai mund të jetë mbytur nga dallget.

Ujka kishte dalë për të peshkuar me rrjeta krejt i vetëm pasditen e djeshme.

Familja e tij e njoftoi policinë, pasi nuk arriti të kontaktonte me të dhe menjeherë pas kësaj nisën kërkimet.

Tv Klan