Aktori hollivudian, Liam Neeson pushton kinematë europiane me filmin “Operation Chromite”, ku është protagonist.

Filmi, një prodhim i regjisorit koreano-jugor, John Lee, është bazuar në një histori të vërtetë. Ai flet për pushtimin e Koresë së Jugut nga veriu komunist, i ndihmuar nga Kina dhe Rusia.

Gjenerali McArthur, i interpretuar nga Neeson, udhëheq operacionin për çlirimin e qytetit të vogël portual të Incheonit, mënyra e vetme për të ndryshuar fatet e luftës.

Liam Neeson tha se është mjaft i tërhequr nga ngjarja dhe ka punuar fort për këtë realizim.

“’Operation Chromite’ është një film lufte, por edhe një histori njerëzore dhe sakrificash”, tha ylli hollivudian.

TV KLAN