Takimi me banorët e Babrrusë në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e kreut të LIBRA-s, Ben Blushi.

Teksa takoi banorët, bisedën e fokusoi tek ligji i pronave për të cilin premtoi se do ta ndalojë të funksionojë në të ardhmen.

“Do ta zgjidh problemin e pronave. Nëse ka vullnet do të bëhet. Ata nuk duan sepse i marrin paratë vetë” .

Kreu i LIBRA-s nuk kurseu as komentet për kryeministrin Edi Rama, ndërsa u shpreh se meriton të shkarkohet në 25 qershor.

“Nuk do e lejoj këtë njeri të marri të gjithë pushtetet, është i paaftë. Do tepsinë dhe po qan, si me qenë tepsia lodër. Dhe e do tepsinë për ta ndarë me shokët e ve”.

Tv Klan