Lidhur me kërkesën e dy partive të majta drejtuara KQZ  për shtyrjen e afatit të regjistrimit ka reaguar dhe partia e Ben Blushit.

Sipas LIBRA-s  kjo kërkesë, të cilën ai beson se  KQZ do ta miratojë, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cënon standardet zgjedhore pa nisur zgjedhjet.

“Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin”.

Kërkesa sipas Blushit është antiligjore.

“Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia”.

Tv Klan