Librat, gazetat, revistat e djegura…? Asllani: Raporti përfundimtar del javën e ardhshme

Pas zjarrit të 15 Marsit në një nga sektorët e katit të tretë të nëndheshëm në Bibliotekën Kombëtare ende nuk ka një të dhënë përfundimtare për numrin e librave, gazetave, revistave të djegura dhe të dëmtuara. Persida Asllani, drejtorja e institucionit, thotë se ky proces specifik kërkon kohë.    

Një kohë relativisht të gjatë do të marrë edhe funksioni i plotë i shtëpisë më të madhe të librit. Nëse anëtarët e Bibliotekës Kombëtare do të duan të tërheqin një libër, revistë apo gazetë nga fondi, pra ai që ruhet në katet e nëndheshme, edhe për disa javë do të jetë e pamundur. E kundërta ndodh me sallat e fondeve të hapura, që janë të shfrytëzueshme nga lexuesit dhe studiuesit.

Sa i përket hetimeve, edhe këtu nuk artikulohet shkaku përfundimtar që përcakton shkakun e rënies së zjarrit. Burime të Televizionit Klan thanë se Prokuroria e Tiranës, ende nuk i ka dërguar Shërbimit Zjarrfikës të kryeqytetit, një vendim për të kryer aktin e ekspertimit përmes të cilit përcaktohen edhe shkaqet.

Tv Klan

Kategori
KulturëLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione