ShkumbiniËshtë gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i një 83-vjeçareje pranë lumit Shkumbin në fshatin Karkavec të Librazhdit.

Trupi i pajetë  iperket 83 – vjeçares, Feride Radiçi e cila ishte larguar nga shtepia që prej pasdites së djeshme.

Familjarët e saj thonë se e moshuara vuante prej kohesh nga depresioni.

 

Trupi i pajetë i 83-vjeçares u gjet nga familjarët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Nga informacionet e deri tanishme mesohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore.

tvklan.al