Liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, në Bruksel më 24 maj,  për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel.

Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutohet situata në rajon” dhe “do të shikohet ecja së bashku rruga përpara”./ABC News