Prej 4 vitesh hetuesit italianë kanë mbajtur në përgjim rrjetin ndërkombëtar të narko-trafikut të vëllezërve Habilaj, duke zbardhur qindra faqe regjistrime të pjesëtarëve të grupit kriminal. Në përgjime del edhe emri i Sebastiano Sardos, i njohur në botën kriminale italiane me nofkat “

ai që shkel syrin

” apo “

sheiku”.

Sebastiano Sardo prej kohësh është një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane dhe ka ndihmuar anti-mafian e Catanias në luftën kundër një prej familjeve mafioze më të njohura në Siçili, klanin Cappello.

Prokurorët italianë kanë shfrytëzuar njohuritë dhe lidhjet e të penduarit, për të hedhur dritë mbi organizatën kriminale të vëllezërve Habilaj.

Në një bisedë mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt,

“ai që shkel syrin”

përmendet për një pagesë, si një prej klientëve të drogës dhe armëve.

“Do të shohim sa lekë ka bërë “ai që shkel syrin”… 50 “ai që shkel syrin”… 50 Antonio… nuk jemi keq.

Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi…”

Falë dëshmive të Sebastiano Sardos është shkatërruar edhe një tjetër rrjet italo-shqiptar, i finalizuar në operacionin ndërkombëtar ‘Ballkan’ më 6 Qershor 2016, që çoi në pranga 30 persona, disa prej tyre shqiptarë.

Tv Klan