xhaka

Futbollistë me origjinë shqiptare që luajne në Ligën e Europës shënuan gola të rëndësishëm për ekipet e tyre.

Granit Xhaka, lojtar i Kombëtares së Zvicrës, i dha barazimin Mynshengladbahut në Spanjë, ndaj Vijarrealit.

Vëllai i lojtarit të Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhakës, fiksoi shifrat 2-2 me një supergol nga rreth 30 metra largësi.

Shënuesi tjetër është Berat Gjimsiti.

Mbrojtësi i Zyrihut ishte protagonist në fitoren 3-1 ndaj Apollonit të Limasolit.

Ai barazoi pasi qipriotët kaluan të parët në epërsi.

Pritet që Gjimsiti të thirret në Kombëtaren Shqiptare.

Zyrihu fitoi falë dy penalltive të Çikauit, ndërsa Armando Sadiku ishte në stol dhe Burim Kukeli nuk ishte i grumbulluar.

Në Francë u barazua 1-1 me Sent Etienin, ku Agolli ishte titullar dhe Teli zëvendësues.

Karabaku ka shpresë për kualifikim.

Shpresë për kualifikim ka edhe Ergys Kaçe tek PAOK-u.

Tv Klan