Në Nion u hodh shorti i Europa League. Skënderbeu falë koefiçentit të mirë u shortua me Sant Julia të Andorrës në turin e parë, që do ta nisë në shtëpi.

Partizani do të luajë me ekipin bullgar Botev Plovdiv, një pjesëmarrës i hershëm në kupat e Europës, por jo me ecuri pozitive të vazhdueshme. Tepër i fortë kundërshtari i Tiranës. bardheblutë do të luajnë me Macabbi Tel Aviv.

Skuadra izraelite merr pjesë në grupet e Champions dhe Europa League rregullisht. Shkëndija e Tetovës do të përballet me Dacia Kishinjev të Moldavisë, ndërsa Prishtina debutuese me Norrkoping të Suedisë. Sfidat e turit të parë do të luhen më 29 qershor dhe 6 korrik./Tv Klan